Gjatë intervistës së fundit, selektori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mauricio Pochettino i është përgjigjur një pyetjeje të veçantë, nëse djemtë e Lionel Messit do të mundë të luanin për Kombëtaren amerikane një ditë.
Thiago, Mateo e Ciro janë të pasionuar pas futbollit dhe është e qartë se çështja e Kombëtares nuk do të duhej të ishte një problem.
Më i madhi, Thiago, luan për të rinjtë e Inter Miamit, ku luan edhe babai i tij.
Duke folur në teori, ai mund ta përfaqësojë Argjentinën, por e ka të drejt të luajë edhe për Spanjën, duke e pasur parasysh se është lindur në Barcelonë.
Por, nëse familja Messi vendos të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara, mund ta fitojë nënshtetësinë amerikane në të ardhmen.
“Paj, mund të diskutojmë. Por, problemi qëndron se unë mund të jem shumë i vjetër kur djelmoshat të jenë të gatshëm për të luajtur për Kombëtaren e të rriturve”, tha duke qeshur ish-trajneri i Tottenhamit, Paris Saint-Germainit dhe Chelseat.
“Me gjasë nuk do të jem më këtu, por natyrisht, do të ishte interesante, pse jo?”, vazhdoi ish-selektori i Argjentinës.
“Por, duke e konsideruar faktin se janë të bijtë e Leos dhe që e kanë gjakun argjentinas në venat e tyre, mendoj se megjithatë do të jetë e vështirë që t’i bindim që të luajnë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, përfundoi Pochettono.
Përkundër nënshtetësisë së dyfishtë, Thiago Messi i ka pasur gjithmonë idetë e qarta rreth së ardhmes së tij futbollistike.
Në qershor kishte deklaruar se dëshiron të luajë ekskluzivisht për Argjentinën, duke e hedhur poshtë opsionin spanjoll.
Kjo zgjedhje është influencuar fort nga shembulli i babait të tij, Lionel Messi, i cili gjithmonë i ka përfaqësues me nder ngjyrat e kaltra përkundër faktit se si i vogël kishte shkuar në Spanjë, ku ishte rritur dhe zhvilluar si futbollist.