Bashkimi i Prizrenit është kthyer në vendin e parë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Bashkimi të mërkurën mbrëma në “Sezai Surroi” e mposhti Borën e Prishtinës në kuadër të xhiros së 18-të, me rezultatin 94:76.
Bashkimi tani i ka 31 pikë, dy më shumë se Trepça që ndeshjen e xhiros së 18-të e luan të enjten mbrëma. Bashkimi në fillim të edicionit ishte lider, por më pas humbi vendin nga Trepça.
Pjesa e parë e ndeshjes në Prizren ishte më e barabartë, ndërsa dallimi u bë në çerekun e tretë të cilin Bashkimi e fitoi 24:17. Në çerekun e parë vendasit vetëm konfirmuan fitoren e thellë.
Jayveous Mckinnis u dallua te Bashkimi me 14 pikë, shtatë kërcime e tri asistime. Mack Smith i realizoi 12 pikë, nëntë asistime e katër kërcime, ndërsa më efikasi ishte Lejson Zeqiri me 21 pikë. Erik Coper i realizoi 12 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa 13 pikë i shtoi Samir Zekiqi.
Desmond Cambridge ishte më i miri te Bora me 17 pikë e katër kërcime. Alex Lomax i kishte 21 pikë.
Bora mbetet e parafundit me 27 pikë.