Champions League pritet të rifillojë me 7 gusht dhe të përfundojë me 23 gusht, derisa të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Portugali.
Në Portugali situata me pandeminë është më e mirë në krahasim me vendet e tjera.
Por autoritetet portugeze nuk dëshirojnë të rrezikojnë.
“Duke e parë situatën aktuale me epidemiologjinë, nuk ka aspak gjasa që të ketë tifoz në tribuna” ka thënë sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë në Portugali, Antonio Laserda Sales.