Milani ka shënuar fitore të vështirë 1:0 ndaj Veronas. 

Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën mbrëma dhe i takoi javës së 25-të të Serie A. 

Golin e fitores për Milanin e shënoi Santiago Gimenez në minutën e 75-të me asistimin e Rafael Leaos. 

Për Gimenezin ky është goli i dytë i shënuar me fanellën e “kuqezinjve”. 

Milani ka 41 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë. 

Verona është në pjesën e poshtme të tabelës me 23 pikë.