Sulmuesi i Kosovës, Meriton Korenica, po vazhdon me paraqitje të mira në Rumani. Korenica ka shënuar golin e epërsisë 1:0 të Clujit ndaj Poli Iasit. Ndeshja Poli Iasi – Cluj i takon javës së 27-të të Superligës së Rumanisë. Korenica shënoi golin e epërsisë në minutën e pestë.
Për 28-vjeçarin është goli i pestë në Superligën rumune. Ai ka edhe katër asistime.
Ka shënuar po ashtu një gol për Kupë të Rumanisë.