Sulmuesi Emir Sahiti është ndëshkuar me karton të kuq të dielën pasdite në barazimin e Hamburgut.
Hamburgu në kuadër të javës së 22-të të Kategorisë së Dytë të futbollit gjerman barazoi 1:1 me Regensburgun.
Sahiti në minutën e 74-t u ndëshkua me kartonin e parë të verdhë.
Dy minuta më pas, Sahiti për shkak të protestave ndaj arbitrit kryesor të ndeshjes, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja.
26-vjeçari Sahiti këtë edicion për Hamburgun ka zhvilluar 11 ndeshje dhe ka kontribuar me një gol.
Hamburgu është në vendin e dytë me 39 pikë. Lider është Kolni me një pikë më shumë.
Regensburgu është në pozitën e fundit me 15 pikë.