Qeveria e Kosovës sot ka publikuar masat e reja kundër koronavirusit.
Në masat e reja të Qeverisë, është bërë e ditur se nuk lejohen tubimet mbi 50 persona.
Me këtë pikë i jepet fund debatit se a duhet të lejohen tifozët në stadiumet kosovare.
Por, megjithëse nuk po lejohen brenda stadiumeve, tifozët po gjejnë zgjidhje kreative, duke i përcjellë ndeshjet nga objektet që ndodhen në afërsi të stadiumeve.