Mesfushori nga Prishtina, Granit Xhaka, më në fund ka gjetur golin.
Xhaka shënoi golin e dytë për Arsenalin, në fitoren 4-0 kundër Norwich.
Pas një asistimi të Pierre-Emerick Aubameyang, Xhaka shënoi një gol mjaftë të bukur në minutën e 37-të.
Ky është vetëm goli i tij i parë këtë sezon i shënuar në Premier League.
Tre golat e tjerë për vendasit u shënuan dy nga Pierre-Emerick Aubameyang dhe një nga Cedric Soares./VAR Kosova/