Pas eliminimit të Atalantas nga Champions League, kanë dal në publik përplasjet mes trajnerit Gian Piero Gasperini dhe sulmuesit, Ademola Lookman.

Tekniku italian kritikoi dhe e bëri fajtor Ademola Lookman për penalltinë e humbur ndaj Club Brugge në ndeshjen e parë, e cila u prit nga Simon Mignolet.

Ai tha se sulmuesi nigerian është një nga gjuajtësit më të këqij të penalltive që kam parë ndonjëherë.

E Lookman ka reaguar menjëherë i cili ka thënë se ndihet shumë keq me sjelljen e trajnerit.

Ndërkohë raportohet se Atalanta të largojë Ademola Lookmanin gjatë afatit kalimtar të verës.

Fillimisht klubi do të tentojë të sqarojë situatën me Gasperinin në 24 orët e ardhshme ndërsa nuk do të ndryshojë planet e ardhshme pasi pritet të bëhet transferimi i tij.