Përveç që shkëlqeu me dy supergola në pjesën e parë ndaj Manchester Cityt, Kylian Mbappe, sulmuesi i Real Madridit, edhe statistikat në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve i ka të shkëlqyera.

Asnjë futbollist tjetër nuk ka shënuar më shumë gola në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve prej edicionit 2016/17, sesa Kylian Mbappe.

Mbappe ka realizuar 23 gola në total gjatë kësaj periudhe të “Championsit”.

Ndërkohë, i është afruar me gola edhe lojtarëve që kanë shënuar më së shumti ndaj skuadrës së madhe angleze.

“Francezi është i vetmi lojtar që ka shënuar në të dy ndeshjet e fazës nokaut ndaj Manchester Cityt dy herë”, ka shkruar faqja “Squawka” në platformën “X”.

Shtatë gola ndaj Cityt i ka Lionel Messi, ndërsa Karim Benzema e Kylian Mbappe i kanë shënuar nga gjashtë gola.