Skuadra italiane Hellas Verona, ka arritur të fitojë kundër Parmës.

Në ndeshjen që Amir Rrahmani luajti pa Marash Kumbullën në mbrojtje, u shënuan pesë gola, tre nga vendasit e dy nga mysafirët.

Për mysafirët ndërkaq nuk u paraqit fare mbrojtësi i Shqipërisë, Kastriot Dermaku.

Kurse Marash Kumbulla ka munguar për shkak të kartonëve të verdhë.

Deri tash Hellas Verona ka grumbulluar 42 pikë, aq sa ka edhe Milano që është një pozitë më lartë, në të 7-tën.