Këtë fundjavë, luhet xhiro e 28-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Fundjava pritet të sjellë disa ndeshje shumë të mira, të cilat edhe mund të përcaktojnë fatin e disa skuadrave.
Vëmendja do të jetë në Podujevë ku të dielën Llapi ndeshet me skuadrën e Dritës, që synon fitore për ta thelluar diferencën në pikë
Një sfidë shumë e vështirë që edhe mund të përcaktojë fatin e skuadrës është ajo e Gjilanit që luan ndaj Feronikelit të shtunën.
Prishtina të premten luan ndaj Drenicës në stadiumin “Fadil Vokrri.
Edhe Ballkani pret fitore në udhëtim ndaj Dukagjinit në mënyrë që ta ruaj hapin për titull, derisa një luftë e ashpër pritet në Ferizaj të dielën ku skuadra e Ferizajt e pret Trepçës’89.
Cila skuadër pëson humbje këtu, do të thotë edhe largim nga Liga.
Flamurtari luan kundër Vushtrrisë, skuadër kjo që tashmë është përshëndetur nga elita e futbollit.
Orari ndeshjeve në Superligën e Kosovës:
E premte
Vushtrria – Flamurtari 17:00
Prishtina – Drenica 20:00
E shtunë
Feronikeli – Gjilani 17:00
Dukagjini – Ballkani 17:00
E diel
Llapi – Drita 17:00
Ferizaj – Trepça ’89 17:00
Prishtina – Drenica 20:00