Pas tensioneve të ngritura në Barcelonës, si pasojë e rezultateve jo të mira, Lionel Messi, ka marr një ftesë të çuditshme.
Ish-shoku i tij të Argjentina, Maxi Rodriguez dhe nënkryetari i ish-klubit të Messit ‘Newell’s Old Boys’, Cristian D’Amico, e kanë ftuar të kthehet në Rosario.
D’Amico ka thënë se Messi i ka dyert e hapura dhe i mbetet atij të vendos nëse dëshiron të kthehet te klubi i fëmijërisë.
D’Amico thotë se Newell’s Old Boys, nuk do të heq dorë nga kthimi i Messit.
“Nuk e di nëse është e pamundshme. Mbi të gjitha varet nga ai dhe familja e tij”, ka thënë D’Amico për TNT Sports.
“Si klub, ne do ta ndihmojmë që ta marr një vendim të tillë. Kur Maradona erdhi te Newell, askush nuk e kishte menduar. Shpresoj të ndodh edhe me Leon”, ka thënë D’Amico.
Edhe ish-ylli i Liverpoolit dhe Atletico Madrid, Maxi Rodriguez, ia ka bërë thirrje Messit që të kthehet në vendlindje.
“Shpresoj që ai të vijë. Do të ishte një ëndërr për tifozët. Nëse ai vendos të vijë, duhet ta bëjë sa më shpejt ose përndryshe, nuk do ta ketë kënaqësinë që të luajë me mau te Newell’s”, ka thënë sulmuesi me shaka.
Messi ka luajtur te ky klub deri në moshën 13-vjeçare, kur edhe u transferua te Barcelona.