Më në fund është zyrtare dhe Leroy Sane është lojtari më i ri i Bayern Munich.

Kampioni i shumëfishtë i Gjermanisë e ka transferuar yllin gjerman pas shumë bisedimeve me Manchester Cityn.

Fotot e prezantimit kanë dalë në publik.

Sane ka arritur marrëveshje prej kohësh me Bayernin, ndërsa ka mbetur tani që dy skuadrat të gjejnë gjuhë të përbashkët.

Transferimi i anësorit i ka kushtuar Bayernit 50 milionë euro.