Gjatë një seance stërvitore të Barcelonës në shkurt, mesfushori brazilian Arthur, ‘e poshtëroi’ atëherë trajnerin e tij Quique Setien.
Braziliani tashmë është futbollist i Juventusit.
Para se të largohej në drejtim të Italisë, nuk kishte vend në formacion të parë te Barcelona.
Në twitter tashmë kanë filluar shakatë, duke e lidhur poshtërimin e trajnerit me largimin e futbollistit.
“Kjo është edhe arsyeja pse Arthur nuk luan për Barcelonën”, ka shkruar një person.
Video është bërë virale sërish tash pas largimit të Arthur.