Manchester City ka mposhtur në Etihad Stadium, tashmë kampionin e ri të Anglisë, Liverpoolin.
Me tre gola në pjesë të parë dhe një në të dytën, kampionët e vitit të kaluar, mposhtën kampionët e sivjetmë.
Megjithatë, ashtu si hynë në fushë të nderuar nga skuadra vendase, futbollistët e Jurgen Klopp, në fund të ndeshjes u dekoruan me titullin kampion të Anglisë.
Në fakt, Reds, e fituan titullin kur City u mposht nga Chelsea.
Medalje të kampionit mori edhe futbollisti nga Zhegra e Gjilanit, Xherdan Shaqiri, i cili u bë shqiptari i parë që fiton titullin e Premier League.
Golat në këtë ndeshje u shënuan Kevdin De Bruyne, Raheem Sterling, Phil Foden dhe Alex Oxlade-Chamberlain që shënoi në golin e tij./VAR Kosova/