Stephen Curry ishte i saktë 12 herë nga vija për tri pikë për herën e tretë brenda një ndeshjeje të ligës NBA. 

Me 56 pikët e 36-vjeçarit, që ishte paraqitja më e mirë e këtij edicioni për të, Golden State Warriorsi e realizoi fitoren e pestë rresht, pasi e mposhti Orlando Magicun, 121:115. 

“Mendoj se tifozët, edhe ata të Orlando Magicut, e dinë se po e shohin gjuajtësin më të mirë ndonjëherë. Ishte njëra prej paraqitjeve më të mira nga ai”, ka deklaruar pas ndeshjes trajneri i Warriorsit, Steve Kerr. 

Curry më së shumti pikë brenda një ndeshjeje ka realizuar në vitin 2021 ndaj Portland Trail Blazers, kur i shënoi 62 pikë.