Gara në Superligën e Kosovës në basketboll vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të.
Të shtunën janë ndeshjet Sigal Prishtina – Proton Cable Prizreni dhe Peja – Vëllaznimi. Të dy këto ndeshje fillojnë në ora 19:00.
Derisa Prishtina llogaritet favorite ndaj prizrenasve, në “Karagaçi” pritet ndeshje e fortë.
Dy ndeshjet tjera të xhiros së 22-të janë të dielën.
E gjithë vëmendja do të jetë në derbin mes Trepçës dhe Bashkimi. Është përsëritje e finales së Kupës, të cilën e fitoi Trepça.
Derbi zhvillohet në “Minatori” nga ora 19:00.
Trepça të enjten pësoi nga Bora në Prishtinë dhe kështu e humbi vendin e parë në tabelë. Lider është Bashkimi me 36 pikë, ndërsa Trepça renditet e dyta me 35. Ndeshja mund të jetë shumë e rëndësishme në garën për vendin e parë në fund të edicionit.
Të dielën prej orës 19:00 është edhe takimi Golden Eagle Ylli – Bora.
Xhiroja e 22-të shënon fillimin e fazës së katërt, përkatësisht të fundit të pjesës së rregullt të edicionit. Deri në fund kanë mbetur edhe shtatë xhiro.