Ish-mesfushori italian, Daniele De Rossi, ishte pjesë e Romës nga viti 2001 deri në vitin 2019.

Pasi u largua nga Roma, ish-kapiteni gialloros, u transferua te Boca Juniors. Por nuk qëndroi gjatë.

Ai edhe më herët e kishte treguar dëshirën e tij që një të ditë të bëhej trajner, si babai i tij.

Ëndrra për të menaxhuar një skuadër, si duket do t’i bëhet realitet më shpejt se që e ka menduar.

Sipas gazetarit të SkySport në Itali, Gianluca Di Marzio, De Rossi tashmë e ka gjetur një skuadër.

Në fakt, është Fiorentina ajo që i ka bërë ofertë ish-gladiatorit të Romës.