Fundi dramatik në ‘Fadil Vokrri’, e shpërbleu me tri pikë nikoqirin.

Prishtina mposhti me rezultat minimal 1-0 skuadrën nga Skenderaj, Drenica.

Ishte Ahmed Januzi ai që realizoi golin e fitores.

Me këtë fitore, Prishtina tash ka 57 pikë, një më pak se lideri Drita, që të shtunën udhëton në Podujevë për t’u përballur me Llapin.