Një ndeshje shumë e fortë është zhvilluar ndërmjet dy skuadrave zvicerane Aarau dhe Lausanne.

Vendasit kanë fituar me rezultat 5-4, në një ndeshje ku deri në fund ishin në epërsi mysafirët.

I pari që shënoi ishte sulmuesi i Kosovës, Andi Zeqiri.

Sulmuesi 21 vjeçar që së fundi zgjodhi Kosovën, ka shënuar gol në minutën e 8-të. Andi shënoi edhe golin e fundit të ndeshjes.

Golin e barazimit të parë e shënoi një futbollist tjetër nga Kosova.

Liridon Balaj shënoi në minutën e 25-të dhe nuk u ndal me kaq. Balaj shënoi edhe dy gola të tjerë.

Në këtë ndeshje ka luajtur startues edhe mesfushori Donat Rrudhani, që është po ashtu nga Kosova.

Ndeshja përfundojë me fitore të vendasve me rezultat 5-4./VAR Kosova/