Sulmuesi i krahut, Anis Mehmeti, e ka regjistruar golin e 12-të këtë edicion në “Championship”.

Mehmeti realizoi gol të shtunën në barazimin e Bristol Cityt.

Bristol City barazoi 1:1 në shtëpi me Hull Cityn në kuadër të xhiros së 36-të të kategorisë së dytë të futbollit anglez.

24-vjeçari Mehmeti e realizoi golin e barazimit për vendësit në minutën e 54-t.

Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.

Mehmeti krahas 12 golave ka kontribuar edhe me një asistim.

Ai luajti deri në minutën e 70-të dhe ishte prej më të mirëve në fushë.

Bristol City ka 53 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë.

Hull City e zë vendin e 19-të me 37 pikë.