Sulmuesi francez, Ousmane Dembele, është duke kaluar formë shumë të mirë këtë edicion.
Dembele realizoi dy gola të shtunën mbrëma në fitoren e thellë të Paris Saint-Germainit.
Parisi në udhëtim e mposhti Rennesin me rezultatin e thellë 4:1.
Kjo ndeshje i takoi javës së 25-të të Ligue 1.
Bradley Barcola i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 27-të.
Goncalo Ramos në minutën e 50-të shënoi për 2:0.
Tre minuta më pas, Lilian Brassier, e ngushtoi rezultatin në 2:1.
Më gola nga vendësit nuk pati por deri në fund i pësuan edhe dy të tjerë.
Dembele i realizoi dy golat e fundit për Parisin në minutën e 91-të dhe 94-të.
27-vjeçari Dembele në 35 ndeshjet e zhvilluara ka 28 gola të shënuar dhe ka kontribuar edhe me gjashtë asistime.
Parisi është skuadra e vetme këtë edicion në kampionatin francez që nuk ka pësuar ende humbje.
Është lider me 65 pikë.
Rennesi është në mesin e tabelës me 29 pikë.