Vedat Muriqi me Mallorcan kanë marrë pikë në udhëtimin e vështirë tek Athletic Bilbao të dielën, në ndeshjen e xhiros së 27-të të La Ligas.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “San Mames” përfundoi 1:1.
Muriqi qëndroi në fushë deri në minutën e 85-të, ndërsa e pati vetëm një rast të mirë shënimi në pjesën e parë.
Antonio Raillo në minutën e 56-të shënoi për Mallorcan, ndërsa për Bilbaon dy minuta më pas, shifrat në 1:1 i barazoi Nico Williams.
Mallorca ka 37 pikë në vendin e shtatë, ndërsa 12 pikë më shumë i ka Bilbao në pozitën e katërt.