Drita mposhti me rezultat të thellë Llapin si skuadër mysafire në Podujevë.
Pas ndeshjes, gjatë intervistave të zakonshme me SuperSport, ka ndodhur diçka interesante.
Derisa gazetari dhe komentatori Arlind Sadiku, ishte duke biseduar me trajnerin e Dritës, Ardian Nuhiu, baneri mbrapa tyre u rrëzua dhe për pak i goditi në kokë.
“Gjatë intervistës me trajnerin Ardian Nuhiu, e shpëtuam mirë kokën”, ka shkruar komentatori Sadiku në Facebook, në përshkrimin e videos së postuar.