Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartome, ka akuzuar sistemin VAR, për favorizimin e një skuadre, duke aluduar se sistemi është në favor të Real Madridit.

Shefi i klubit katalunas e bëri këtë deklaratë pas fitores 4:1 të skuadrës së tij në udhëtim te Villareali.

Bartomeu iu referua ndeshjes së Real Madridit ndaj Athletic Bilbaos në “San Mames”, duke shprehur pakënaqësi ndaj disa vendimeve të VAR-it.

“Unë e shikova ndeshjen në ‘San Mames’ gati deri në fund të pjesës së dytë. Ndihem keq sepse ne kemi ligën më të mirë në botë dhe VAR-i pas koronavirusit nuk është i drejtë. Ka ndryshuar disa rezultate dhe gjithmonë favorizon të njëjtën skuadër”, ka thënë Bartomeu.