SOUTHAMPTON, ENGLAND - JULY 05: Aymeric Laporte of Manchester City shakes hands with Pep Guardiola, Manager of Manchester City following the Premier League match between Southampton FC and Manchester City at St Mary's Stadium on July 05, 2020 in Southampton, England. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Frank Augstein/Pool via Getty Images)

Manchester City të dielën humbi nga Southampton në St Mary’s, por kjo sipas trajnerit Pep Guardiola, nuk do të thotë që skuadrës i duhet lojtarë të rinj.

City humbi me rezultat 1-0, rezultat ky që nuk e mërzitur spanjollin.

Mbrojtësi i Napolit Kalidou Koulibaly dhe ai Bayern Munich, David Alaba, kanë qenë në mesin e lojtarëve që janë përmendur për t’u transferuar te City në fund të sezonit.

Por kur Guardiola u pyet se nëse humbja e Cityt rrit nevojën për lojtarë të rinj, Guardiola u tha gazetarëve: “Jo, nuk mendoj kështu”, tha shkurt spanjolli.

“Mendoj se luajtëm mirë, sinqerisht. Luajtëm kundër Southamptoni që luante me 10 lojtarë në zonën e penalltisë. Vërtetë luajtëm mirë”, tha Guardiola.

“Nuk kam asnjë ankesë për lojtarët. Ne kemi luajtur me të vërtetë mirë, më pëlqeu loja, por nganjëherë nuk është e mjaftueshme për të fituar ndeshjet”, ka përfunduar spanjolli.