Mbrojtësi nga Kumanova, Shkodran Mustafi, mund të surprizohet me vazhdim të kontratës te Arsenali.

Reprezentuesi i Gjermanisë, ishte kritikuar shumë nga tifozët londinez pas gabimeve të shumta.

Pas këtyre pakënaqësive dhe pas deklaratave të ish-trajnerit Unai Emery, pritej që Mustafi të largohej.

Megjithatë, trajneri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se Mustafit me shumë gjasë do t’i vazhdohet kontrata.

“Të gjithë mund të bëjnë gabime, natyrisht. Por kur ata (futbollistët) janë të gatshëm të bëjnë përpjekje për t’u përmirësuar, do të shpërblehen”, tha Arteta për Daily Star.

“Ai shtron dhe dëshiron të ndihmojë të gjithë. Ka qenë me të vërtetë i mirë që nga koha kur unë iu bashkova Arsenalit”, tha Arteta për 28-vjeçarin.