Ekipi i Fenerbahçes do ta ketë të vështirë ta mbaj në skuadër sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi.Së fundmi Muriqi ka marrë një telefonatë nga trajneri i njohur, Slaven Bilic, i cili drejton ekipin e West Bromwich.
Bromwich bën gara në “Championship” por që pritet të inkuadrohet në Premier Ligë sezonin e ardhshëm.
Mediumi turk “Aspor” ka publikuar bisedën mes Muriqit dhe Blicit. Sipas kësaj bisede, ylli kosovar ka pranuar ofertën e WBA-së.
“Ti je një sulmues shumë i mirë dhe kam qenë duke të përcjell që një kohë të gjatë. Unë dua që të luash në ËBA në sezonin e ri. Këtu yjet shkëlqejnë”, i ka thënë Bilic Muriqit.“
“Të punoj me ty më bën shumë të lumtur. Ti vetëm duhet të arrish marrëveshje me ekipin tim. Unë me kënaqësi pranoj të luaj në Angli”, besohet t’i ketë thënë Muriqi.