Tottenham Hotspur ka mposhtur Evertonin me autogolin e Michael Keane, që doli të jetë goli vendimtar i sfidës.
Portieri francez i klubit londinez, Hugo Lloris, është përleshur me jug-koreanin Son.
“Ajo i përket dhomës së zhveshjes”, i tha Lloris Sky Sports.
“Jashtë, ju mund të thoni gjithçka që dëshironi. Ka shumë respekt midis lojtarëve në dhomën e zhveshjeve”, tha Lloris.
“Ajo që ndodhi mes meje dhe Son është vetëm diçka që është pjesë e futbollit ndonjëherë. Por nuk ka asnjë problem. Ne ishim të lumtur pastaj. Rastet e pranuara në fundin e pjesës së parë më bën nervoz por është pjesë e futbollit”, tha ai.