Trajneri spanjoll, Pep Guardiola, ka refuzuar të flas rreth idesë së ribashkimit me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messi.

Mediat në Angli kanë raportuar se Messi do të mund të transferohej në Premier League dhe që luante sërish nën urdhrat e trajnerit të Manchester Cityt.

Mirëpo spanjolli nuk ka folur për këtë cështje, derisa ka shtuar se dëshira e tij është që Messi të mos largohet nga Barcelona.

“Nuk do të flas rreth transferimeve para përfundimit të sezonit”, tha ish-trajneri i Barçës.

“Dëshira ime është që Messi të qëndrojë te Barcelona”, tha Guardiola.