Futbollisti nga Kosova, që luan për Baselin, Orges Bunjaku, do të luajë për Kosovën.
Talenti 19-vjeçar i ka thënë ‘Po’ Kosovës. Një lajm të tillë e ka konfirmuar ndihmës-trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti.
“Orges Bunjaku i ka thënë ‘Po’ Kosovës. Por, deri në momentin kur te shohim me dokumentacion por edhe të paraqitet në fanellën e Kosovës, atëherë mund të themi që definitivisht është i yni, pasi kemi rastin me Kemal Ademin i cili në momente të fundit zgjodhi Zvicrën”, ka thënë Sahiti për Olle.
“E gjitha kjo pasi ndonjëherë jo për kundër dëshirës së lojtarëve ose tonën, por po ndodhin disa gjëra edhe sikur po ndryshojnë mendjen. Gjithsesi, Orgesi i ka thënë ‘PO’ Kosovës”, ka thënë Sahiti.
Mesfushori 19-vjeçar këtë vit ka debutuar në skuadrën e parë të Baselit./VAR Kosova/