Ish-mesfushori i Cheleat, Oscar, luajti në Londër deri në vitin 2016.
Pastaj më 2017, ai u transferua në ligën kineze te Shanghai SIPG, ku luan ende.
Ai ka folur për kritikat që marrin futbollistët Brazilian që largohen nga klubet evropiane dhe shkojnë në klube ku paguhen më shumë.
“Secili futbollist, secili njeri që punon, dëshiron të fitojë para për të ndihmuar familjen. Unë vij nga shtresë e shoqërisë në Brazil që janë shumë të varfër. Ne nuk kishim asgjë”, ka rrëfyer braziliani.
“Kur mora vendimin për të ardhur këtu, mendova më shumë për familjen time sesa për karrierën time ”, ka përfunduar Oscar.