Nëse Milani do të nënshkruante më herët me Zlatan Ibrahimoviç, ata do të fitonin Scudetton.
Të paktën kështu mendon sulmuesi suedez, i cili mbrëmë shënoi gol në fitoren kundër Juventusit.
“Nëse do të kisha qenë këtu nga fillimi i sezonit, ne do ta kishim fituar titullin”, ka thënë Ibrahimoviç për DAZN, pas ndeshjes.
Ibra nuk të mos bëntë një deklaratë të stilit të tij.
“Unë jam president, trajnerit dhe lojtar – por ata më paguajnë vetëm si futbollist”, ka përfunduar suedezi.
Sulmuesi suedez u kthye në Milan, si transferim i lirë në janar, pasi u largua nga liga amerikane MLS dhe klubi LA Galaxy.
Më herët gjatë karrierës, në vitin 2011, e kishte fituar titullin e kampionit./VAR Kosova/