Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, po synon t’i mposhtë ekipet kundërshtare duke vendosur një aftësi të tij të veçantë, atë të shumë gjuhëve.
Arteta kur ua jep instruksionet futbollistëve të tij gjatë ndeshjes nuk e përdor gjuhën angleze, por gjuhë të tjera për të hutuar kundërshtarët në këtë kohë kur duelet po zhvillohen pa tifozë dhe çdo këshillë po mund të dëgjohet.
Skuadra e Artetas është e mbushur me lojtarë që flasin gjuhën spanjolle dhe frënge, ku përfituesit më të mëdhenj janë: Dani Ceballos, Nicolas Pepe, Alexandre Lacazette, Matteo Guendouzi, David Luiz e shumë të tjerë.