Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të javës së 29-të të Superligës.
Ballkani e ka deklasuar Llapin në Suharekë, duke e mposhtur me rezultat 5:1.
Kjo fitore ia mban gjallë shpresat skuadrës së Ismet Munishit për vendin e dytë, që çon në Europa Ligë.
Edhe Drenica ka shënuar fitore duke e mposhtur Ferizajn me rezultat 3:0.
Ndërsa derbi i javës mes Gjilanit dhe Prishtinës ka përfunduar me rezultat 2:1.
Edhe Gjilani, sikurse Prishtina, vazhdojnë ta ndjekin Dritën lidere, në garën për titull.