Armend Thaqi realizoi supergol nga goditja e dënimit në minutën e 93-të për t’ia mohuar fitoren skuadrës së Dukagjinit.

Gjilani barazoi 1:1 me Dukagjinin në shtëpi në kuadër të javës së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Mërgim Pefqeli i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Thaqi krejt në fund të ndeshjes ia siguroi një pikë shumë të rëndësishme Gjilanit.

Gjilani e zë vendin e shtatë me 39 pikë.

Dukagjini ka dy pikë më pak dhe renditet një pozitë më poshtë.

Të dyja skuadrat po luftojnë për mbetje në elitë.