Ndalimi i aktiviteteve sportive pas vendimit të ri të qeverisë së Kosovës, ka acaruar sportistët.

Njëri ndër ta është edhe basketbollisti Drilon Hajrizi.

Ai përms një postimi në Facebook, ka reaguar për vendimin e ri të qeverisë, që ia ndalon aktivitetet sportistëve në ambientet e mbyllura.

Hajrizi ia ka dhuruar fanellën me numerin 12 ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe i ka thënë se “ti do të luash në ndeshjet e nëntorit”.

Ky është postimi plotë:

A ka sporti ndonje perfaqesues qe i mbrone dhe e ngrite zerin per sportistet?

… apo ndoshta perfaqesuesit perfaqesojne ata qe nuk do te duhej t’i perfaqesonin!

Eshte evidente dhe normale qe fokusi kryesor te jete lufta kunder pandemise, por permes mediave shoh se sa jetim eshte sporti! Shoh qendrat tregtare, parlamentin e kafenet perplote me njerez, e mua qe individualisht stervitem pa asnje kompenzim per lojerat e Nentorit m’i ndaloni ato? Nese ma ndaloni stervitjen, une kerkoj prej ministrit te na perfaqesoi ne keto lojera. Besoj shume ne kapacitetin e tij prej sportisti, aq sa ne ate prej ministri! E di qe nuk refuzon! Ky sakrifikohet per Ceshtjen!

Suksese minister e meshnet numrin 12,

Drilon Hajrizi