Sulmuesi i Atalantas, Luis Muriel, ka marrë një lëndim të kokës, pasi që ka goditur atë pranë pishinës dhe është në spital.
Sulmuesi ishte paraparë të luante titullar në ndeshjen e sotme kundër Brescias. Por ai ka marrë lëndim të kokës nga aksidenti e po ashtu një plagë.
Sky Sport Italia ka njoftuar se Muriel ka rrëshqitur dhe ka rënë ndërsa ishte në pishinë me disa bashkëlojtarë.