Ylli i Kosovës Milot Rashica, ka arritur marrëveshje personale me Leipzigun.

Muajin e kaluar ai është takuar edhe me trajnerin e Leipzigut, Julian Nagelsmann, i cili ia ka bërë të qartë që e ka në plane për sezonin e ardhshëm, ka shkruar gazetari Arlind Sadiku.

Sipas tij, tashmë, mbetet vetëm pajtimi mes dy klubeve (Werder Bremen – Leipzig) për shumën e transferimit.

“Së shpejti, do ta shohim Rashicën në Champions League”, ka shkruar ai.