Quinton Fortune u rrit në aparteidin e Afrikës së Jugut, por e gjeti veten në “pikën më të ulët të jetës” pasi u abuzua në mënyrë racore nga një shok i skuadrës ndërsa luante në Spanjë.
Ish-futbollisti i Afrikës së Jugut kaloi shtatë vjet të suksesshëm në Manchester United dhe tani është asistent menaxher i ekipit U23.
Por para arritjes në Old Trafford, Fortune zbuloi se ai pësoi abuzim racist nga një lojtar më i moshuar ndërsa luante në Real Mallorca.
“Unë kurrë nuk kam folur për këtë, por pika më e ulët në jetën time ishte në Spanjë. Asnjëherë nuk jam lutur aq shumë gjatë gjithë jetës sime vetëm për t’u larguar nga ai klub. Jam i sigurt që shumë lojtarë kaluan përvoja më të këqija por kjo për mua ishte pika më e ulët sepse nuk kisha askë që t’i drejtohesha” tha Fortune në një intervistë ekskluzive për Sky Sport.