Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka njoftuar se Los Blancos nuk do të bëjnë transferime të mëdha gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas tij, lojtarët më të mirë do të duhet të presin deri kur të përmirësohet situata.
“Jo, nuk do të bëjmë transferime të mëdha këtë verë. Situata është shumë e keqe. Është e vështirë t’u kërkosh lojtarëve t’i ulin pagat për ta përballuar këtë krizë dhe pastaj të bësh transferime të mëdha. Ato transferime mund të presin. Real Madridi do t’i transferojë më të mirët sërish, kur të ndryshojë situata” tha Perez.