36 klubet e dy niveleve të para – Bundesliga dhe Bundesliga 2, kanë marrë udhëzime se si t’i mbajnë shikuesit të sigurt nga infeksioni mes pandemisë COVID-19.
Kësisoj, kthimi i tifozëve në stadiumet gjermane sezonin e ardhshëm ka bërë edhe një hap përpara.
Liga e Futbollit të Gjermanisë (DFL), ka ofruar ndihmë për krijimin e një ambienti të sigurt në baza të caktuara.
Por për dallim prej Gjermanisë, në Spanjë nuk po shihet si ide e mirë kthimi i tifozëve në shtator.