Gjilani ka arritur të fitojë  ‘derbin e Anamoravës’, duke e mposhtur Dritën.

Futbollistët me fanella të kuqe, shënuan dy gola.

Sebino Plaku shënoi në minutën e 54-të dhe Adonis Shala në minutat shtesë.

Tifozët e Gjilanit, pushtuan qytetin me festën e tyre. Shumica prej tyre u panë pa maska dhe duke mos respektuar distancën fizike.