Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, i ka dalë në mbrojtje ekipit të tij pavarësisht se javët e fundit po paraqitet shumë dobët.
Për Sky Sport Italia, Tara tha futbollistët e skuadrës nga kryeqyteti Italian, nuk janë në formën që ishin para ndërprerjes së futbollit për shkak të pandemisë Covid-19.
“Nuk është momenti për të menduar për skenarët si do të ishte ose si do të jetë. Çdo gjë e thënë gjatë ditëve të fundit janë justifkime, por pozicioni në tabel është real. Ne erdhëm në këtë pikë me entuziazëm, kishim shpirtin e grupit me Udinesen. Nuk kemi ende të njëjtën lojë si para karantinës”, tha Tare.
“Kemi patur shumë dëmtime. Katër javët e para pas karantinës ishin fantastike, isha shumë i kënaqur. Kur u stërvitëm si grup ndodhën gjëra të çuditshme që nuk i prisnim. Nuk ka alibi për asnjë, skuadra është këtu dhe duhet të mbyllim sezonin me rezultate sa më të mira. Askush nuk mund të harrojë se Lazio ishte e jashtëzakonshme këtë sezon. Nuk duhet të dorëzohemi, nuk ka arsye për ta bërë. Ne jemi krenar për çfarë kemi arritur dhe do të mundohemi dhe sot. Asgjë nuk është e pamundur në jetë”, tha ai.