Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka “goditur” Arsenalin duke thënë se nuk ka shumë respekt për skuadrën londineze jashtë fushës.
Arsenali në krye me ish-ndihmësin e Guardiolës, Mikel Arteta, mposhtën dhe eliminuan Manchester Cityn në Kupën FA me rezultat 2:0.
Humbja në gjysmëfinalen e Kupës FA ishte e para pas më shumë se dy vite e gjysmë.
“Nuk kemi luajtur mirë në pjesën e parë ndaj Arsenalit, kjo është pendesa ime. Ne donim të luanim 90 minuta si në pjesën e dytë”, u shpreh Guardiola.
“Pas humbjes, ne shtrënguam duart. Kundërshtari gjithmonë meriton respektin tim. Dhe për Arsenalin unë kam respekt në fushë, por jo jashtë saj”, tregoi trajneri katalunas.
“Urime atyre dhe fat të mirë në finale”, tha ai.