Sulmuesi 24-vjeçar Valmir Sulejmani, shumë shpejt mund të kthehet te Hannoveri.

Aktualisht kosovari luan te skuadra Waldhof Mannheim, por sipas Bild, ai mund të transferohet te ish-skuadra e tij ku kishte luajtur gjatë vitit 2015/16.

Bild shkruan se Sulejmani do të kryejë testet mjekësore te skuadra Hannover 96.

Nëse nënshkruan, kontrata do të jetë valide deri në vitin 2022.

Te Hannoveri, Valmiri do t’i bashkohej yllit tjetër të Kosovës, Florent Muslija.