Nicolo Zaniolo është duke përjetuar momentet më të këqija prej kur u transferua te Roma.
Kritikat publike të trajnerit Paulo Fonseca pas ndeshjes kundër Veronës, e demoralizuan 21-vjeçarin.
Kritika talenti italian mori edhe nga bashkëlotjarët, si serbi Kolarov dhe të tjerët, që e qortuan kinse ‘më shumë po mendon për veten sesa për performancën e ekipit’, shkruan corrieredellosport.
Zaniolo është i zhgënjyer, pasi që beson se nuk e meritoi këtë sulm publik.
I riu luftoi shumë për t’u rikthyer në fushë për fazën finale të këtij sezoni, për të ndihmuar skuadrën të sigurojë një vend në Europa League.
Zaniolo u kthye nga një lëndim i tmerrshëm që e pësoi në muajin janar në ndeshjen kundër Juventusit.
Nicolo Zaniolo dhe Paulo Fonseca, ende nuk kanë biseduar gjerë e gjatë për kritikat që trajneri portugez ia bëri italianit.
Aktualisht, ata nuk janë duke folur fare njëri me tjetrin dhe mbetet të shihet në ditët në vijim nëse do të zgjidhet problemi mes tyre.
Fonseca është një ekspert i studimit të karakterit të futbollistëve të rinj dhe është duke pritur që të qetësohen gjakrat për të biseduar përsëri me 21-vjeçarin./VAR Kosova/