Tashmë gjithçka është zyrtare. Sulmuesi kosovar Valmir Sulejmani është rikthyer te skuadra gjermane Hannover.
Ai do të firmos një kontratë dy-vjeçare deri në vitin 2022.
“Jam i lumtur që jam përsëri në shtëpi. Sigurisht, nuk mendova gjatë kur më erdhi mundësia të luaj përsëri në qytetin tim”, ka thënë ai.
Ai ka përshëndetur tifozët me një video.
Te Hannoveri, Valmiri i është bashkuar yllit tjetër të Kosovës, Florent Muslija.