Nuk ka shumë që kohë që Edi Sylisufaj zgjodhi të luajë për Kosovën.

Ai është futbollisti i parë nga Shqipëria që do ta veshë fanellën e Kosovës.

Prindërit e tij janë nga Tropoja, derisa ai ka lindur në Suedi.

20-vjeçari, është pjesë e klubit suedez Falkenbergs dhe luan si sulmues.

Për Kosovën po ashtu luajnë edhe shqiptarë nga Mali i Zi, si portieri Aro Muriç dhe mbrojtësi Dresheviq.

Po ashtu për Kosovën luajnë edhe futbollistë nga Lugina e Preshevës, Atdhe Nuhiu dhe Fidan Aliti.

Vetëm futbollistë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, nuk ka në formacionin e Kosovës./VAR Kosova/